21:32 / E Mërkurë, 21 Tetor 2020 / Blerim

Limaj për shkarkimet e drejtorëve: Duhet të ketë kujdes në vlerësimin e punës së secilit

Kryetari i partisë Nisma Social Demokrate, Fatmir Limaj në emisionin ‘Rubikon” në Klan Kosova, ka  folur edhe për shkarkimet e tre prej drejtorëve, të cilët i shkarkoi Kryeministri Hoti për një ditë.

Limaj ka thënë se po të isha ai kryeministër do të kishte gjetur një rrugë të diskutimit me partnerët e koalicionet.

“Ju e dini që partnerët e koalicionit e ndërtojnë një plan për të qeverisur. Derisa jemi në zbatim këtyre politikave, nuk është në rregull të bëhen ndërhyrje politike, ndaj ndonjë pozite  që bëhet pengesë për të ecur me agjendën për të implementuar politikat qeveritare”, theksoi Limaj

Megjithatë ai ka thënë se nuk është në pyetje vetëm shkarkimi-ngarkimi i një drejtori, por  tek fusha e sigurisë, drejtori i  policisë është shumë i rëndësishëm, sepse bëhet fjalë për sigurinë e vendit.

“Jam i bindur se për këto agjenci duhet të bëhen kujdes në vlerësimin e punës së secilit. Sidomos është e rëndësishme sistemi i sigurisë, i cili është jetik për sigurinë  e qytetarëve dhe duhet të ketë qasje tjetër të vlerësimit”, ka thënë Limaj