Limaj për sulmin terrorist në Vjenë: Ndajmë dhimbjen me familjarët e viktimave dhe popullin austriak

Një sulm terrorist mbrëmë ka tronditur Vjenën.
Për këtë në një postim në Facebook ka reaguar edhe Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Ai ka dënuar sulmin terrorist në Vjenë të Austrisë, duke thënë se është i shokuar nga ngjarja tragjike.
“I shokuar nga sulmi terrorist në Vjenë, cak i të cilit ishin persona të pafajshëm.
Në këto momente të rënda për popullin mik austriak, ndajmë dhimbjen me familjarët e viktimave dhe popullin austriak. Kosova dhe qytetarët e saj janë përkrah Austrisë dhe aleancës ndërkombëtare kundër terrorizmit”, ka shkruar Limaj./Indeksonline/