Limaj për vdekjen e Pagarushës: U prehsh në paqe, bilbil!
				Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar për vdekjen e Nexhmije Pagarushës.
 Limaj ka shkruar fjalë të mëdha për bilbilin e këngës shqipe, duke thënë se vdekja e saj pa dyshim se është humbje e madhe, por këngët e saj do të jenë të pavdekshme.
 “Nexhmije Pagarusha për dekada të tëra kultivoi këngë të mirëfillta shqiptare, të cilat dëgjoheshin me endje në çdo familje. Përveç në fushën e artit dhe kulturës, ajo dha kontribut të madh edhe në emancipimin e femrës shqiptare”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.
 Postimi i plotë i Limajt: 
 Paska ndërruar jetë bilbili i këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha! 
 Vdekja e saj padyshim që është humbje e madhe, por këngët e saj do të jenë të pavdekshme.
 Nexhmije Pagarusha për dekada të tëra kultivoi këngë të mirëfillta shqiptare, të cilat dëgjoheshin me endje në çdo familje.
 Përveç në fushën e artit dhe kulturës, ajo dha kontribut të madh edhe në emancipimin e femrës shqiptare. 
 Ngushëllimet më të sinqerta të gjithë atyre që e kanë njohur Nexhmijen! 
 U prehsh në paqe bilbil! 
 FL

