75 Mall Live Search
10:06 / E Diele, 02 Qershor 2019 / indeksADMonline

Limaj përkujton heroin e Kombit, Ibrahim Mazrekun në 20-vjetorin e rënies

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar bashkëluftëtarin e tij, heroin e Kombit, Ibrahim Mazreku, në 20-vjetorin e rënies.

Limaj ka thënë se Ibrahim Mazreku ishte nga të parët që iu përgjigj zërit të atdheut.

Zëvendëskryeministri i Kosovës i shoqëruar me bashkëpunëtorë dhe familjarë të Ibrahimit kanë bërë homazhe pranë bustit të tij në Malishevë.

“Rënia heroike e dëshmorit të Kombit, Ibrahim Mazreku, ishte humbje e madhe për të gjithë ne, por po kaq e madhe ishte vendosmëria për ta vazhduar luftën deri në fitore”, ka shkruar Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’.

Postimi i plotë i Limajt:

“Sot kujtoj me pietet të lartë, bashkëluftëtarin tim, heroin e Kombit, Ibrahim Mazreku-Tornado. Ibrahim Mazreku ishte nga të parët që iu përgjigj zërit të atdheut. I edukuar në frymën e atdhedashurisë, e gjithë familja Mazreku ishte vënë në shërbim të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në 20-vjetorin e rënies bashkë me bashkëpunëtorë dhe familjarë të Ibrahimit bëmë homazhe pranë bustit të tij në Malishevë. Rënia heroike e dëshmorit të Kombit, Ibrahim Mazreku, ishte humbje e madhe për të gjithë ne, por po kaq e madhe ishte vendosmëria për ta vazhduar luftën deri në fitore. Lavdi jetës dhe veprës së Tornados! Lavdi dëshmorëve të Kombit! FL”