14:28 / E Martë, 30 Prill 2019 / indeksADMonline

Limaj përkujton heroin e Kombit, Ilaz Kodra

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka kujtuar në 20-vjetorin e rënies heroike, ish komandantin e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës, Ilaz Kodra.

Limaj ka thënë për Kodrën se ishte një nga luftëtaret e orëve të para për lirinë e Kosovës dhe një nga komandantët më të shquar të UCK-së.

Kryetari i Nismës ka thënë se në këtë 20-vjetor, në Kosovën e lirë, është kthyer në përjetësi në shtatore heroi, Ilaz Kodra.

“Në këtë 20-vjetor, në Kosovën e lirë, është kthyer në përjetësi në shtatore heroi i kombit, Ilaz Kodra. Heronjtë si Ilaz Kodra dhe dëshmorët e tjerë të UÇK-së janë themeli i lirisë së Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.