12:59 / E Premte, 11 Janar 2019 / indeksADMonline

Limaj përkujton Rexhep Malën e Nuhi Berishën në 35-vjetorin e rënies

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar në 35-vjetorin e rënies Rexhep Malën dhe Nuhi Berishën.

Limaj ka thënë se në këtë ditë kujtojmë dy atdhetarët e hershëm të luftës sonë për liri dhe pavarësi.

“Rexhep Mala e Nuhi Berisha ranë heroikisht gjatë përleshjes me forcat policore serbë në Prishtinë. Ata do t’i kujtojmë përherë për heroizmin dhe trimërinë e tyre të cilët i paraprinë luftës së Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës se tyre”, ka shkruar Limaj.