Limaj: Pres që vota e qytetarit të jetë siguri për vendin!
Kandidati për kryeministër nga koalicioni NISMA – PSD – AKR, Fatmir Limaj ka dhënë votën e tij.
Ai ka votuar në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë.
Pasi dha votën e tij, Limaj para mediave tha se qytetarët sot duhet ta shprehin vullnetin e tyre të lirë.

“Sot shfrytëzuam një mundësi të jashtëzakonshme që ka çdo qytetar i Kosovës për të shprehur vullnetin e tyre të lirë, për t’i dhënë mundësi dhe shans vendit.
Jam i bindur, shpresoj dhe pres që vota sot e qytetarit do të jetë siguri e vendit, perspektivë, mundësi e jashtëzakonshme për t’i bërë hapat e duhur. Dhe kjo mundësi të shfrytëzohet nga të gjithë qytetarët e Kosovës, dhe ftoj që të gjithë ta shfrytëzoj këtë të drejtë në këtë ditë me diell. Dhe sonte në mbrëmje të kemi një rezultat që do t’i siguronte një perspektivë dhe siguri vendit tonë”./Indeksonline/