75 Mall Live Search
13:07 / E Martë, 29 Dhjetor 2020 / Blerim

Limaj pret ofertë nga PDK-ja për koalicion parazgjedhor

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se pret ofertë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), për koalicion parazgjedhor.

Limaj këto komente i bëri gjatë vizitës në Organizatën e Veteranëve të UÇK-së.

“Jemi në negociata me PDK-në për koalicionin parazgjedhor. Nuk kemi ndonjë ofertë, por tashti i mbetet PDK-së që të vendosë”, u shpreh Limaj.