75 Mall Live Search
20:38 / E Mërkurë, 06 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Limaj reagon për abuzimin e të miturës në Drenas: Rasti të ndriçohet në tërësi

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar përmes një postimi pas abuzimit të dyfishtë të vajzës së mitur nga Drenasi.

Limaj ka thënë se është shqetësuese fakti se si një vajzë e mitur u abuzua seksualisht nga një mësues i cili duhej ta edukonte dhe një polici i cili është i thirrur të ofroj siguri për qytetarët e vendit.

Ai ka ftuar institucionet përkatëse të ndriçojnë në tërësi këtë rast dhe kryesit e këtyre krimeve të marrin dënimin e merituar.