12:33 / E Enjte, 27 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Limaj reagon për vrasjen e Kelmendit, bën thirrje të zbardhet vrasja

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar për vrasjen e Qerim Kelmendit, ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Limaj përmes një postimi në “Facebook”, u ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë që konform përgjegjësive që kanë, të marrin masa të menjëhershme në funksion të zbardhjes së kësaj vrasje.

“Familjes Kelmendi, miqve dhe bashkëluftëtarëve të Qerimit u shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Reagimi i plotë i Limajt:

Me dhimbje të thellë mora lajmin për vrasjen e Qerim Kelmendit, luftëtar i orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

U bëj thirrje institucioneve të drejtësisë që konform përgjegjësive që kanë, të marrin masa të menjëhershme në funksion të zbardhjes së kësaj vrasje.

Familjes Kelmendi, miqve dhe bashkëluftëtarëve të Qerimit u shpreh ngushëllimet më të sinqerta.