16:39 / E Diele, 09 Janar 2022 / AR

Limaj shkon për ngushëllime te familja e Kadri Veseli

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka shkuar për ngushëllime te familja e Kadri Veselit, pas vdekjes së nënës së tij.

“Sot, bashkë me bashkëpunëtorë qëndruam në familjen e ish kryeparlamentarit Kadri Veseli për të ndarë dhimbjen për vdekjen e nënës Ajshe Veseli!

Bashkëndjejmë dhimbjen me familjen Veseli e cila këtë moment të vështirë po e kalon pa prezencën fizike të kryefamiljarit të tyre!

Nëna Ajshe u prehtë në paqe!”, shkroi ai./Indeksonline/