Limaj: S’ka lëvizje, situata do jetë e njëjtë, ky është realitet

Deputeti Fatmir Limaj ka thënë se nuk ka ndonjë lëvizje sa i përket konstituimit të kuvendit dhe se situata do të jetë e njëjtë.
“S’kam parë ndonjë lëvizje për të pritur diçka më ndryshe nga seancat e kaluara. Si duket do të jetë e njëjta gjë sikur pardje, për faktin se nuk është parë ndonjë lëvizje tjetër. Ky është realiteti. Vota jonë është si herën e kaluar, është një votë e cila është në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet”, tha Limaj. .
Ndërsa ka thënë se edhe zgjedhjet janë opsion.
“Duhet të punohet që të evitohet proecsi i zgjedhjeve, por jo me çdo kusht. Do të donim t’i kemi institucionet është interes i qytetarëve. Por nëse s’ka zgjidhje ka zgjidhje tjetër, ato janë zgjedhjet”, tha Limaj..