75 Mall Live Search
16:49 / E Mërkurë, 04 Nëntor 2020 / OSH

Limaj: Sot është arrestuar ish-zëdhënësi i UÇK-së, ndërsa ish-zëdhënësi i Millosheviqit është kryetar i Kuvendit të Serbisë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj në një konferencë për mediat, ka reaguar ndaj arrestimit të Jakup Krasniqit nga Gjykata Speciale.

Ai ka thënë se nuk ka qenë e nevojshme që bastisja të bëhet në ora 6 të mëngjesit duke traumatizuar familjen e Krasniqit, transmeton Indeksonline.

“Një bastisje e tillë nëse e ka qenë e nevojshme për drejtëinsë, nuk ka pasur nevojë të shkohet në 6 të mëngjeist, pa pasur nevoj të traumatizohet familja. Duke e ditur qëndrimin e Kosovës me drejtsiën, kjo ka mundur të bëhet në tjetër mënyrë. Ne sot bashkëndjejëm që ka kaluar familja me orë të tëra, tërëisshtë të panevojshme. Në situata tillë vlerësohen njerëzit. Jakup Kransiqi, sot, unë besoj nuk ka personalitet në kombin shqiptar në mesin e të gjallëve, që është personifikim i lirisë pavarësisë, demokracisë.”

“Ne ndihemi krenar, siç ndihet ai me jetën dhe veprën e tij. Ajo jetë dhe veprën e tij nuk daton nga lufta e viteve të 90-ta por e gjithë jeta e tij ka qenë në shërbim të lirisë dhe drejtësisë.”

“Ai asnjëherë nuk do ti bënte opozitë drejtësisë, ai asnjhëerë nuk do të dilte kundër drejtësisë. Ne si parti ndihemi krenar që e kemi pas edhe si drejtues të kësaj ideje, ne vazhdojmë të udhëhiqemi nga vizioni dhe ideali i tij.”

“Sot është arrestuar ish zëdhënësi i UÇK-së, ndërsa ish zëdhënësi i Millosheviqit është Kryetar i Kuvendit të Serbisë. Kosova pëson goditje, ne bashkë do të qëndrojmë  të fuqishme, në personalitetin e ish zëdhënësit të UÇK-së, ish kreytarit të Kuvendit, Jakup Krasniqit. Beteja për drejtësisë ka filluar në dhomat e specializuar. Pavarësisht kush se cka mendon, tani tutje, zotëri Krasniqi do ta bëjë atë betejë siç e ka bërë edhe në betejat tjera, duke treguar të vërtetën tonë historike”, u shprehë Limaj./Indeksonline/