18:19 / E Enjte, 07 Janar 2021 / OSH

Limaj takim me kryetarët e degëve: Projekti dhe vizioni ynë po merr mbështetje

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj sot ka pritur në një takim kryetarët e disa degëve.

Përmes një postimi në Facebook, Limaj ka thënë se projekti dhe vizioni i Nismës po merr mbështetje, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Në funksion të mobilizimit për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit, sot kam pritur në takime të ndara përfaqësuesit e disa prej degëve të Nismës Socialdemokrate.Jam jashtëzakonisht i kënaqur me vullnetin pozitiv dhe angazhimin e degëve tona në terren për këto zgjedhje, të cilat janë jetike për vendin tonë.Projekti dhe vizioni ynë në mbrojtje të shtetit dhe vlerave kombëtare po merr mbështetje dhe përkrahje kudo nga qytetarët e vendit.#NismaSocialdemokrate