75 Mall Live Search
16:25 / E Premte, 29 Mars 2019 / indeksADMonline

Limaj takohet me ambasadorin e Turqisë, bisedojnë për disa tema

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka pritur në një takim ambasadorin e Turqisë në Prishtinë, Çağrı Sakar.

Zv.kryeministri Limaj e ka falënderuar ambasadorin Sakar për angazhimin e tij dhe për pritjen që i është bërë delegacionit të Kosovës gjatë vizitës në Turqi.

Në takim u bisedua edhe për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, thellimin e tyre dhe rreth marrëveshjeve të reja në fusha të ndryshme, me theks të veçantë në ato ekonomike dhe të mbrojtjes.

Postimi i plote i Limajt;

Sot prita në takim ambasadorin e Turqisë në Prishtinë, Çağrı Sakar të cilin e falënderova për angazhimin e tij për pritjen që i është bërë delegacionit të Kosovës gjatë vizitës në Turqi. Poashtu, biseduam edhe për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, thellimin e tyre edhe me marrëveshje të reja në fusha të ndryshme e me theks të veçantë në ato ekonomike dhe të mbrojtjes.