75 Mall Live Search
11:46 / E Mërkurë, 17 Qershor 2020 / indeksADMonline

Limaj takohet sot me Lajçakun

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, do të takojë sot të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak.

Takimi Limaj – Lajçak, do të zhvillohet në Zyrët e BE-së në Prishtinë duke filluar nga ora 14:30.

Ndryshe Lajçaku ka arritur dje në Prishtinë dhe ka filluar takimet me drejtuesit e institucioneve në vend dhe të partive parlamentare në Kosovë.