15:30 / E Mërkurë, 22 Janar 2020

Limaj takon ambasadoren e Francës, pret që Franca të luajë rol aktiv në heqjen e vizave

Zëvendëskryeministri në detyre, Fatmir Limaj, ka takuar ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, me të cilën ka biseduar për aktualitetin politikë në vend, zhvillimet paszgjedhore, për dialogun me Serbinë dhe liberalizimin e vizave.

Limaj pret që Franca të jetë pro dhe të luajë rol aktiv që Kosova sa me shpejtë të marr liberalizimin e vizave.

“Sa i përket dialogut me Serbinë, Kosova në këtë dialog hyn me objektiva të qarta; arritjen e një marrëveshjeje detyruese për njohje reciproke mes dy vendeve. Me ambasadoren biseduam edhe për formimin e institucioneve të reja dhe besojë që shumë shpejt Kosova do t’i ketë institucionet e reja të dala nga zgjedhjet e 6 tetorit”, ka shkruar Limaj.

Kreu i Nismës e ka falënderuar ambasadoren për gjithë mbështetjen e vazhdueshme që shteti francez ka dhënë për Kosovën dhe të njëjtën kohë ka shprehur gatishmërinë për të thelluar marrëdhëniet tona si dy vende mike.