Limaj takon banorët e Lagjes së Muhaxherëve: Ne nuk premtojmë gjëra boshe, por ofrojmë punë, përkushtim dhe qasje të re në qeverisjen lokale

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, së bashku me kandidatët për kuvendin komunal kanë takuar qytetarët e Lagjes së Muhaxherëve në kryeqytet, për të parë nga afër shqetësimet dhe problemet, me të cilat përballen banorët e kësaj lagje.
Limaj ka thënë se takimi me banorët e Lagjes së Muhaxherëve, ështe një dëshmi e gjallë, që qytetarët duan ndryshim e lidership të përgjegjshëm.
Limaj ndër të tjera ka pohuar se qytetarëve nuk u premtojnë gjëra boshe, por punë, përkushtim dhe një qasje të re në qeverisjen lokale.
“Sonte, në zemër të kryeqytetit, në Lagjen Muhaxherëve, përjetuam një nga ato momente që të japin forcë dhe kuptim rrugëtimit tonë politik. Ishte më shumë se një takim, ishte një dëshmi e gjallë se qytetarët duan ndryshim, duan lidership të përgjegjshëm dhe një Prishtinë që reflekton vlerat e tyre. Mikpritja dhe energjia që na dhanë banorët e kësaj lagjeje simbolike ishin të jashtëzakonshme. Lagjja Muhaxherëve, me historinë dhe qëndresën e saj, është zemra e Prishtinës – dhe ne jemi krenarë që po e bëjmë pjesë të vizionit tonë për një qytet më të drejtë, më të pastër dhe më të zhvilluar .Bashkë me kandidatët tanë për kuvend komunal Endrit Zabergja, Genc Bllaca dhe Fisnik Mustafa dëgjuam nga afër shqetësimet dhe idetë e qytetarëve. Ne nuk premtojmë gjëra boshe – ne ofrojmë punë, përkushtim dhe një qasje të re në qeverisjen lokale”, ka thënë Limaj. .
Ndërsa ka pohuar se vizioni i partisë të cilën udhëheq është për një Prishtinë që i kthehet qytetarit, një Prishtinë që nuk përjashton, por përfshin, ku jetohet me dinjitet, për çdo brez.