20:32 / E Premte, 07 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Limaj të rinjve në Rahovec: Nuk mund ta bëjmë shtetin pa ju

Nisma Socialdemokrate ka vazhduar takimet me të rinjtë nëpër degët e saj anekënd vendit. Kryetari i këtij subjekti, Fatmir Limaj ka thënë para të rinjve të Nismës në Rahovec se të rinjve nuk i drejtohet me fjalime politike, por më shumë me fjalime prindorë e qytetare.

Ai ka thënë se ka ardhur koha të flitet me një gjuhë më ndryshe me të rinjtë. Limaj tha se është për t’u shqetësuar pasiviteti i rinisë së Kosovës.

Kosova, thotë Limaj, më shumë se kurrë ka nevoje për një rini aktive, e cila e sheh problemin në sy dhe është e gatshme të ballafaqohet me problemet.

Kryetari i Nismës ka kërkuar nga të rinjtë që shteti të shihet si pasuria më e madhe.

Ai tha se duan një rini, e cila është në vijën e parë të fuqizimit të shtetit.

Limaj ka folur edhe për rininë të cilën e kakaluar gjenerata e tyre. Ka thënë se janë lindur e rritur në një vend të pushtuar dhe i janë cenuar të drejtat e tyre. Ëndrra e tyre e vetme, ka thënëse ka qenë liria e Kosovës.

Kryetari i Nismës ka ftuar rininë të mobilizohen dhe ta ndërtojnë një ëndërr.

“A ka mundësi që ëndrra e rinisë së Kosovës të jetë shtetndertimi. Për ta bërë këtë shtet të fuqishëm dhe këtë vend s’mund ta bëjmë pa rininë. Nga rinia sot kërkohet punë dhe angazhim”, ka thënë Limaj.

Limaj ka ftuar djemtë e vajzat të drejtohen drejt Qendrave të Aftësimit Profesional dhe të marrin nga një zanat dhe shteti,thotë Limaj, do të iu siguroj punësimin.

Poashtu ai ka thënë ka thënë se të rinjtë nga ky qytet të bëjnë nga një biznesplan dhe të aplikojnë në fondin e Vetëpunësimit për të realizuar idetë e tyre inovative.

Zëvendëskryeministri i Kosovës ka thënë se nuk ka kuptim liria, nëse të rinjtë ikin nga vendi. Ai ka thënë se ka ardhur koha që të rinjtë me marrë stafetën e shtetndërtimi.

Kryetari i rinisë së Nismës, Albert Maxhuni,ka thënë se janë në Rahovec për të fuqizuar rininë e Nismës në Rahovec. Ai thase pa rininë nuk ka rezultate pozitive. Ai ka ftuar të rinjtë t’i bashkohen Nismës Socialdemokrate. Maxhuni ka thënë se me idetë dhe angazhimin e Limajt,të rinjtë do ta ndjejnë dorën e shtetit. Ai ka porositur të rinjtë të orientohen drejt zanateve dhe të bëhen pjesë e Qendrave të Aftësimit Profesional të Kosovës.