75 Mall Live Search
10:27 / E Martë, 05 Mars 2019 / indeksADMonline

Limaj thotë se 21 vjet me parë në Prekaz u vendosen themelet e shtetit të Kosovës

Limaj thotë së më 5 mars në Prekaz nisi Epoka e Lirisë së Kosovës

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj, ka përkujtuar Epopenë e UÇK-së.

Limaj thotë se ndonëse po bëhen 21 vjet nga rënia e komandantit legjendar, Adem Jashari, kujtimi për të dhe familjen e tij vazhdon të mbetet në mendjen dhe zemrat tona.

Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka shkruar se 21 vjet me parë në Prekaz, u vendosen themelet e shtetit të Kosovës.

“Në kohën kur popullit shqiptar të Kosovës i kishte humbur shpresa dhe i ishte thyer morali, në skenë doli komandanti legjendar Adem Jashari, i cili bashkë me familjen e tij sakrifikuan gjithçka dhe bënë të mundur një rinisje të madhe, e cila, kulmoi me lirinë e Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’.

Sipas Limajt më 5 mars në Prekaz nisi Epoka e Lirisë së Kosovës.

Postimi i plotë i Limajt:

Në përkujtim të Epopesë së UÇK-së dhe sakrificës së Familjes Jashari në krye me komandantin legjendar, Adem Jashari,

ndonëse po bëhen 21 vjet nga rënia e komandantit legjendar, Adem Jashari, kujtimi për të dhe familjen e tij vazhdon të mbetet në mendjen dhe zemrat tona.

21 vjet me parë në Prekaz, u vendosen themelet e shtetit të Kosovës.

Në kohën kur popullit shqiptar të Kosovës i kishte humbur shpresa dhe i ishte thyer morali, në skenë doli komandanti legjendar Adem Jashari, i cili bashkë me familjen e tij sakrifikuan gjithçka dhe bënë të mundur një rinisje të madhe, e cila, kulmoi me lirinë e Kosovës.

Pikërisht, sakrifica e familjes Jashari në krye me kryekomandantin Adem Jasharin mobilizoi gjithë kombin shqiptar dhe bëri të mundur nisjen e një kthese historike për popullin shqiptar.

Më 5 mars në Prekaz nisi Epoka e Lirisë së Kosovës.

Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së komandantit legjendar, Adem Jashari, familjes së tij dhe gjithë dëshmorëve të Kombit!

Lavdi!

FL