16:08 / E Diele, 28 Janar 2018 / indeksADMonline

Limaj thotë se iniciativa për shfuqizimin e Speciales duhet të ketë përgjegjës dhe adresë

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka folur për Gjykatën Speciale. Ka përsëritur qëndrimin e Nismës të vitit 2015 se themelimi i kësaj gjykatë është i dëmshëm për vendin.

“Tendenca tash për shfuqizimin e saj, nga vet ata qe e ndihmuan krijimin e saj është jashtëzakonisht shume më i dëmshëm për Kosovën se sa themelimi i saj. Kosova është e para. Ne për fate individuale nuk e rrezikojmë vendin tonë. Ne duam që të dihet se kush po e adreson këtë çështje dhe kush merr përgjegjësi”, ka thënë Limaj në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën.

Më tutje, Limaj ka thënë se Nisma është ithtarë që iniciativa për shfuqizimin e Speciales të ketë përgjegjës dhe adresë.

Temat: