Limaj thotë se kanë provuar t’i kontrabandojnë 392 pakot e ardhura me postë jashtë çdo afati ligjorë
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se ka pasur tendence që të kontrabandohen 392 pako të cilat kanë ardhur jashtë çdo afati. Ai ka thënë se pa asnjë vendim, pa përcjellje të policisë, pa zyrtarë dhe pa vëzhgues janë dërguar për në QNR. Sepse thotë ai për KQZ-në ato kanë shkuar për t’u shkatërruar.
“Qohet një individë pa respektuar këto procedura janë mundu me i kontrabandu. Këta bëjnë ankesë me i numëruar. PZAP ju thotë që është e pas afatshme. Çka ndodhë për me tepër sulmohen organet e drejtësisë. Deri në ditën kur janë shpallë rezultatet ka mundur këto pako dhe të tjera me u anku për to. Në momentin kur është shpallë rezultati përfundimtar është mbyllë dera. Kemi një situatë tjetër ligjore. Vendimi i Supremes për ato mbi 6 mijë vota ka qenë në fazën e numërimit”, ka thënë Limaj në RTV Dukagjini, percjell Indeksonline.
Por, tani ai thotë tani është krejt situatë tjetër ligjore. “Prandaj edhe PZAP ja ka refuzuar. Se ky proces nuk përfundon kështu”, ka shtuar Limaj. Më tutje Limaj ka thënë se votat me vonese të diasporës nuk ndikojnë në rezultat e Nismës. “Aktualisht ato janë të përfshira, por e kemi ngritë për çështje parimore. Pavarësisht se ne nuk prekemi.
Për ta kthyer ligjshmërinë e kemi ngritur në Gjykatën Kushtetuese”, ka theksuar Limaj./Indeksoinline/