14:25 / E Hënë, 24 Shtator 2018 / indeksADMonline

Limaj thotë se Kosova duhet të flas më një zë për dialogun Kosovë-Serbi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka vazhduar edhe sot takimet me ambasadorë. Sot ai është takuar me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler.

Limaj ditë më parë është votuar në qeverinë e Kosovës si kryesues i delegacionit për bisedimet Kosovë- Serbi ka bërë me dije se në këtë takim është diskutuar për zhvillimet aktuale në vend dhe dialogun.

Kosova, thotë Limaj po bën përpjekje që të flet me një zë në këtë dialog.

Sipas Limajt, Kosova është gjithmonë për dialog e veçanërisht me Serbinë për t’i mbyllur temat e hapura.

“Në fazën finalë ne presim të diskutojmë për të zhdukurit, dëmshpërblimet e luftës, ndërsa si objektiv kryesor është arritja e marrëveshjes përfundimtare, e cila për ne nënkupton njohjen e Kosovës nga Serbia si dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe organizma tjerë ndërkombëtarë”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’.

“Austria ka marrë kryesimin e Bashkimit Europian dhe ambasadori ofroi mbështetjen e plotë të Austrisë për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë. Austria është shtet mik i Kosovës i cili i ka dhënë mbështetje Kosovës në të gjitha fazat e shtetndërtimit”, përfundon statusi i Limajt.

Temat: