Limaj thotë se zgjedhjet e ardhshme janë vendimtare për vendin
Limaj thotë se zgjedhjet e ardhshme janë vendimtare për vendin Nisma Socialdemokrate ka vazhduar takimet me struktura dhe aktivistë të saj.
Pasditen e se mërkurës, drejtuesit e Nismës e kanë kaluar me struktura dhe aktivistë në Parkun Nacional të Blinajës. Përmes një shkrimi të postuar në llogarinë e Nismës në ‘Facebook’, kryetari i këtij subjekti, Fatmir Limaj, ka thënë se takimi i sotëm ishte në funksion të mobilizimit për betejat e ardhshme zgjedhore.
Zgjedhjet që po vijnë, sipas tij, nuk janë thjeshtë zgjedhje të radhës, por janë zgjedhje vendimtare për të ardhmen e vendit. Ai ka thënë se Nisma është e gatshme dhe me objektiva të qarta.
Postimi i plotë: Të parku i jashtëzakonshëm i Blinajës me struktura dhe aktivistë të degëve tona nga Drenasi, Lipjani dhe Shtimja. Takime parapërgatitore dhe mobilizim i jashtëzakonshëm për betejat e ardhshme zgjedhore.
Zgjedhjet qe po vijnë, nuk janë thjeshtë zgjedhje të radhës, por janë zgjedhje vendimtare për të ardhmen e vendit.
Nisma është e gatshme dhe me objektiva të qarta. #nejemigati #nismasocialdemokrate
