Limaj: T’i lëmë anash egot personale e politike, jam i gatshëm të jap kontribut aq sa kam mundësi

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj ka kërkuar para nisjes së seancës një marrëveshje politke mes subjekteve politike në mënyrë që të tejkalohet ngërçi politike.
Limaj ka thënë se janë të gatshëm të japin kontributin për aq sa kanë mundësi dhe forcë politike.
“Rruga e vetme që Kosova si shtet serioz është përmes bisedimeve dhe marrëveshjeve politike që partnerët të gjejnë njëri- tjetrin dhe kështu të përfundojë kjo situatë e pakuptimtë. Kosovën e presin shumë punë, shumë telashe, shumë probleme. Tash e më tepër se 6 muaj nuk kemi qeveri efektive. Na presin punë të mëdhaja, Kosovën e presin dinamika të reja të zhvillimeve, dhe unë i ftojë që të largohen nga egoja personale e politike dhe krejt të parëndësishme. Tani për tani nuk ka ndonjë hap konkret serioz përvec atë që kemi parë nëpër media por hap konkret nuk ka pasur, propozime dhe hap konkret nuk ka pasur. Ne jemi të gatshëm të japim kontributin tonë aq sa kemi mundësi dhe fuqi politike”, ka thënë Limaj, transmeton IndeksOnline.
“Fatkeqësisht unë s’kam pa ndonjë lëvizje që me prit ndonjë ndryshim, atë që po e presin qytetarët e Kosovës, vazhdon një papergjësi politike për tu ulur për të për të bërë ndonjë marrëveshje politike që do t’i jepte mundësi vendit me i pas institucionet me pas një shumicë parlamentare. Mendoje që secili duhet t’i përgjegjësisë së vet”, ka thënë tutje Limaj.