09:09 / E Diele, 21 Prill 2019 / indeksADMonline

Limaj: Toleranca ndërfetare ndër vite është kultivuar nga qytetarët e Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka uruar qytetarët për Pashkët Ortodokse.

“Toleranca ndërfetare, paqja dhe solidariteti janë vlera të cilat ndër vite janë kultivuar nga të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim feje dhe etnie”, ka shkruar mes tjerash ai në llogarinë e tij në Facebook- transmeton Indeksonline.

Shkrimi i  tij i plotë:

Urimet më të përzemërta për të gjithë besimtarët e krishterë që sot festojnë Pashkët.
Në këtë ditë të bekuar për komunitetin e krishterë uroj që në familjet tuaja të ketë sa më shumë lumturi, begati e harmoni.
Toleranca ndërfetare, paqja dhe solidariteti janë vlera të cilat ndër vite janë kultivuar nga të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim feje dhe etnie.
Gëzuar e për shumë mot Pashkët! 
FL