Limaj tregon momentet e hidhura, thotë se njeriu që beson në Zot duhet t’i pranojë ato (Video)
Ne në politikë e kemi pak javën e përzier si kësisoj kurdo që kemi pak kohë të lirë, qëndrojmë me familjarë, kalojmë kohë me ta.
“Unë jam i lidhur shumë i lidhur me shokët e studimeve, të shkollës së mesme dhe me bashkëluftëtarë të cilët në aktivitetet e përditshme ata janë me punë të tyre dhe nuk na takon puna i shfrytëzojmë ditët e vikendit.Kafe,dreka e vizita të ndryshme natyrisht edhe me familjarët”, ka thënë Limaj për Indeksonline.
Limaj ka folur edhe për familjen e ngushtë, duke përmendur këtu edhe nipin dhe mbesën të cilën mezi pret që të arrijnë në Kosovë nga Amerika.
“Nuk dallojmë nga familjet e tjera, së paku unë jo. Jam i lidhur me gjithë familjarët, motra vëllezër. Të dilën ulemi e pijmë çaj,hamë drekë e bëjmë muhabete të ndyrshme.Me vajzat ulemi së bashku në mbrëmje, kemi telashe tek televizioni, unë kam qef me pa diçka tjetër, ato diçka tjetër”,ka shtuar Limaj.
Limaj ndër të tjerash nuk arriti të ndajë momentet më të gëzuara dhe ato me më shumë dhimbje pasi sipas tij në jetë ka shumë nga të dyja.
“Fëmijët e lumtur është lumturia e prindit, por kam pas edhe momente hidhërimi në jetë por normalisht edhe gëzimi. Kam pas nga të dyja por unë besoj në Zot dhe njeriu që beson në Zot duhet t’i pranojë edhe ato që vijnë në jetë”, ka thënë ndër të tjerash Limaj.
Limaj tha se çdo gjë që vjen në jetë e ka një arsye por që varet nga ne se si e menaxhojmë atë.
“Mund të kemi një jetë të lumtur kur kemi familjen, miqtë të cilët besojnë e mbi të gjjitha kur e di që bën diçka përtej vetes, për popullin tënd.Jeta është e mirë në përgjithsi”, ka vazhduar Limaj.
Zv/kryeminsitri Limaj është pyetur se nëse s’do të ishte pjesë e politikiës ku do të mund ta gjente veten, e që përgjigja e tij u drejtua në fushën e drejtësisë ose në atë të sigurisë.
Limaj tha se sigurisht do të ishte një jurist i sukseshëm, e që padyshim kjo i ka ndihmuar edhe në shumë procese gjyqësore me të cilat u përball në jetë.
E për Vitin e Ri 2018, Limaj ka porositur që të duhet e jona dhe që të fillohet të blihen produktet tona.
Ai gjithashtu ka uruar të gjjthë qytetarët që të kenë shumë lumturi e mirëqenie në familjet e tyre.
Më poshtë keni intervistën e plotë të Limajt dhënë për Indeksonline.