75 Mall Live Search
11:14 / E Mërkurë, 20 Gusht 2025 / H F

Limaj tregon nëse ka pasur tjetër takim me Kurtin

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka treguar para mediave nëse ka pasur një tjetër takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.

Ai tha se nuk ka pasur, dhe theksoi se Nisma nuk ka votë për Albulena Haxhiun pa një marrëveshje politike.

“Me shpresën që gjërat tashmë janë më të qarta sesa para aktgjykimit. Presin që seancat të vazhdojnë sipas udhëzimit të aktgjykimit dhe pastaj të shohim si do të rrjedhin gjërat. Jo nuk kemi pasur takim. Presim që gjërat të jenë të qarta pas aktgjykimit të Kushtetuesës. Mundësitë janë të hapura gjithmonë. Votimi ynë është ai që ka qenë gjithmonë, nuk kemi votë pa një marrëveshje politike”, tha Limaj.