Limaj tregon pse dështoi bashkëpunimi me Kurtin: Asnjë marrëveshje me LVV-në sa të jetë Basha kryetar kuvendi

Tashmë nëntë muaj nuk është konstituuar Kuvendi i Kosovës.
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, thotë se kjo ka ndodhur për shkak se nuk është arrit një marrëveshje politike mes partisë fituese dhe atyre të ish-opozitës.
Limaj thotë se për zhbllokimin e ngërçit Nisma ka qenë e hapur qysh në fillim të procesit, ani pse votat nuk i kanë të mjaftueshme.
“Fuqia e Nismës është kjo që është. Ne nuk kemi dashur të dalim në anën bllokuese ndaj krejt këtij procesi. Kemi ofruar një mundësi me kapacitetet tona. Kemi dhënë mundësinë për zhbllokimin e situatës që Kosova të ketë institucione. Por, siç e dini votat e Nismës janë të pamjaftueshme për ta bërë një hap të zhbllokimit”, deklaroi ai në në Tëvë1.
Limaj tha se bllokimi i kuvendit është bërë qëllimshëm nga shumica dhe fajtorë lë çdo deputet.
“Ne gjithmonë kemi qenë të hapur. Nisma bën politikë me vizion, jo reagime. Jemi të hapur për të ndihmuar në proceset e ndërtimit të institucioneve, aty ku ka hapësirë dhe ka mundësi Nisma. Pa një marrëveshje politike dhe pa kompromise s’ka formim të institucioneve. Në Kuvend me qëllim ka ndodhur një aksident”, deklaroi ai.
Madje, thotë se kryetari i kuvendit, Dimal Basha ka fyer kombin.
Për Limajn, jo vetëm Nisma, por asnjë parti nuk duhet bërë marrëveshje me LVV-në përderisa kryetar është Basha.
“Basha e ka fyer në tërësi kombin, kështu që ky aksident që ka ndodhur në Kuvend duhet të kthehet e të përmirësohet dhe ky njeri nuk mundet e nuk është për mua jo por për asnjë kryetar i kuvendit. Me Bashën nuk duhet as unë as askush me qenë e hapur për marrëveshje me LVV-në”, deklaroi ai.