11:42 / E Enjte, 27 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Limaj tregon se çfarë u diskutua në takimin me ambasadorët e Qunitit

Zv/kryeministri i vendit, Fatmir Limaj njëherësh bashkëkryesuesi i delegacionit shtetëror për dialogun Kosovë-Serbi, është deklaruar pas takimit me ambasadorët e Quint-it.

Limaj ka thënë se ambasadorët shprehën përkrahjen e tyre për delegacionin si dhe gatishmërinë për të ndihmuar Kosovën në këtë hap të rëndësishëm.

“Sot ishte takimi me përfaqësuesit e Quint-it dhe delegacioni shtetëror i Kosovës me krerët e shtetit, Presidenti, Kryeministri, kryetari i Kuvendit ku u mblodhëm për të treguar edhe njëherë përkushtimin e shtetit sa i përket dialogut me Serbinë, njoftuam ambasadorët me gjithë ecurinë që ka shkuar deri tek formimi i delegacionit, qëllimet e delegacionit, angazhimet që po i bëjmë për të vazhduar në një konsensus sa ma të gjerë, fazat e ndërtimit të platformës dhe njoftuam për koordinimin që do të bëjmë më institucionet shtetërore, në mes Parlamentit, Presidencës dhe opozitës”, ka thënë Limaj.

Ai tutje shtoi se janë duke u angazhuar për një proces transparent, për të raportuar në bazë të obligimeve të Kushtetutës.

“Gjithashtu treguam që po bëjmë veprimet e fundit për mbledhje e materialeve që janë diskutuar deri më tani në dialog, kemi marrë dhe nga Kryeministri ato që ishin në Qeveri, kemi marrë zotim nga
Presidenti që do të na dorëzojë materialet që ka në zyre.Ideja e kësaj është të shihen gjitha ato marrëveshje të mira, të ruhen dhe të dihet orientimi ynë.Ambasadorët shprehën përkrahje të plotë, natyrisht janë miqtë tanë duan ta shohin Kosovën në unitet dhe inkurajuan që të vazhdojmë përpjekjet tona për ti angazhuar të tjerët në proces, i dhanë mbështetje të fortë idesë dhe angazhimit tonë.Dhe si gjithherë shprehën gatishmërinë e tyre për të ndihmuar Kosovën në këtë hap të rëndësishëm final që do të sillte marrëveshje obliguese për të dyja shtetet që do të sillte paqe në rajon”,ka shtuar Limaj, shkruan Indeksonline.

“Më qartë besoj se do t’iu informojmë në 10 ditshin e parë të janarit, pasi kemi një vizitë në Bruksel është rasti që para tyre të paraqesim idetë e delegacionit se si e sheh këtë rrugëtim por natyrisht kemi me dëgju edhe nga BE-ja si shohin ata.Pra kërkojë që kjo temë të diskutohet në fillim të janarit, presim që të pritemi nga ata që deri tani kanë ndërmjetësuar dialogun.Do doja shumë që ta kisha idenë si e keni ju, i takon Serbisë të vendosë, pjesa tjetër është angazhimi ynë së shpejti në Bruksel, jemi të interesuar të fusim dinamikë për një marrëveshje sa më të shpejtë me Serbinë e cila sjell paqe.Ky rrugëtim i yni do të jetë bashkë me ju dhe ju do të jeni të informuar vazhdimisht me këtë proces. Aty ku formohet ushtria, fuqizohet shteti dhe formimi do të thotë stabilizimi Kosovës, shpresoj se do të ketë lajme të mira si formimi i Ushtrisë”, ka thënë Limaj.

Ai tutje deklaroi se kanë për detyrë t’i shprehim qëndrimet se Kosova është shtet ligjor dhe se delegacioni shtetëror do të ketë qëndrime shtetërore të Kosovës në raport negociues me Serbinë.

“Këtu po flasim për dialogun, nesër kemi mbledhje flasim për taksën, pasi delegacioni shtetëror ka çështje të ndara. Për temat tjera jemi të gatshëm t’i përgjigjemi në mbledhje të qeverisë.Me pas dëgju vullnetin tonë as ne nuk do të kishim bisedu me Serbinë, pra nuk është e domosdoshme që t’i pëlqejmë njëri-tjetrit”, ka përfunduar Limaj para gazetarëve./Indeksonline/