Limaj tregon se ku është problemi: VV-ja s’ka vota

Edhe për të gjashtën herë ka dështuar konstituimi i Kuvendit. Sërish kandidatja e VV së Albulena Haxhiu nuk i mori votat për kryeparlamentare.
Pas dështimit të seancës konstituive deputeti Fatmir Limaj tha se tashmë është e qartë që partia fituese nuk i ka votat.
“Fatkeqësisht dështoi. Besoj që është e qartë, partia që ka fituar zgjedhje nuk i ka votat. Duhet gjetur një rrugë për të krijuar një shumicë, e cila do të siguronte themelimin e institucioneve”, tha Limaj./Indeksonline/