75 Mall Live Search
22:04 / E Premte, 10 Tetor 2025 / MSH

Limaj: Tubimi përmbyllës i Nismës në Prishtinë na tregoi energjinë dhe besimin e qytetarëve

Fatmir Limaj ka marrë pjesë në tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore të Nismës, në Prishtinë.

Gjatë takimit me qytetarë, Nisma mori përkrahje të madhe dhe shumë energji pozitive.

“Lista e NISMA-së përbëhet nga personalitete me përvojë politike, 70% të rinj dhe mbi 50% gra, të rinj e të reja me vizion të qartë për të ardhmen e Prishtinës. Ky është një ekip që ofron punë, përkushtim dhe angazhim serioz për ta rikthyer Prishtinën në rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm me zhvillim ekonomik, infrastrukturë moderne, shërbime publike cilësore, ndriçim, parqe, kulturë, sport dhe mbështetje për rininë” u shpreh Limaj.

Ky është postimi i plotë i tij:

Tubimi përmbyllës i NISMA në Prishtinë na tregoj energjinë dhe besimin e qytetarëve për vizionin tonë.

Sot, në takimin përmbyllës, së bashku me bartësin e listës për Kuvendin Komunal në Prishtinë, Endrit Zabergja, takuam qytetarë nga çdo lagje e fshat të kryeqytetit.

Lista e NISMA-së përbëhet nga personalitete me përvojë politike, 70% të rinj dhe mbi 50% gra, të rinj e të reja me vizion të qartë për të ardhmen e Prishtinës. Ky është një ekip që ofron punë, përkushtim dhe angazhim serioz për ta rikthyer Prishtinën në rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm me zhvillim ekonomik, infrastrukturë moderne, shërbime publike cilësore, ndriçim, parqe, kulturë, sport dhe mbështetje për rininë.