Limaj uron Abazoviçin: Shpresojmë të bëjë më të mirën për shqiptarët në Mal të Zi

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka uruar Dritan Abazoviçin, me rastin e shpalljes së tij si kryeministër të Malit të Zi.
“Lajm i mirë zgjedhja e shqiptarit z. Dritan Abazoviq në postin e kryeministrit të Malit të Zi. Ai sonte hyri në historinë e politikës së këtij shteti, si kryeministri i parë shqiptar që do të drejtojë qeverinë e Malit të Zi” ka uruar Limaj.
Tutje, i pari i NISMA-s ka thënë se shpreson që kryeministri Abazoviç të bëjë më të mirën për shtetin malazez, sidomos për shqiptarët që jetojnë atje.
“Dritanit i urojmë suksese në këtë përgjegjësi të tij të re, dhe shpresojmë se do të bëj më të mirën për shtetin malazez, me theks të veçantë për gjithë shqiptarët tanë që jetojnë e veprojnë në Mal të Zi” ka shkruar Limaj në urim.
Abazoviç, me 45 vota për dhe 3 kundër u zgjodh kryeministër i Malit të Zi.
Kështu, ai është kryeministri i parë i shtetit malazez./Indeksonline/