10:30 / E Diele, 08 Prill 2018 / indeksADMonline

Limaj uron besimtarët ortodoksë për Pashkë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate njëherësh zëvendëskryeministër në qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj ka uruar të gjithë besimtarët ortodoks me rastin e festës së Pashkëve.

Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka shkruar se le të shërbeje kjo festë për ta rritur besimin e ndërsjellë mes njerëzve pa dallim etnik. “Lutem që kjo ditë e shënuar për komunitetin ortodoks të sjellë më shumë harmoni dhe begati për të gjithë qytetarët e Kosovës”.

“Kosova është shquar gjithmonë për tolerancë dhe harmoni fetare dhe këtë vlerë do ta kultivojmë edhe më shumë në Republikën e Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’./Indeksonline/