Limaj uron festën e Fitër Bajramit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka uruar të gjithë besimtarët muslimanë për festën e Fitër Bajramit.
Përmes një shkrimi në facebook, Limaj uroi veçanërisht ata që agjëruan. Ky është shkrimi i plotë.
“Në vigjilje të festës së Fitër Bajramit, në emër të Nismës Socialdemokrate dhe në emrin tim personal, të gjithë besimtarëve islamë ua uroj Festën e Fitër Bajramit!
Uroj në këtë ditë feste në familjet tuaja të mbretërojnë paqja, mirëqenia e harmonia. Festën e Fitër Bajramit ua uroj veçanërisht atyre që agjëruan në këtë muaj të shenjtë dhe uroj t’u jetë pranuar.
Urime festa e Fitër Bajramit!
FL”