12:31 / E Shtunë, 31 Mars 2018 / indeksADMonline

Limaj uron Festën e Pashkëve

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj ka uruar komunitetin krishterë me rastin e Festës së Pashkëve.

Limaj ka thënë se në këtë ditë të shënuar për komunitetin e krishtere, të gjithë kanë nevoje për të qenë afër njëri tjetrit.

Kosova, sipas zëvendëskryeministrit është shquar gjithmonë për tolerance fetare dhe kjo tradite Limaj thotë se do të vazhdohet./Indeksonline/