Limaj uron fillimin e Muajit të Ramazanit: Mirësia, solidariteti dhe paqja të jenë përcjellëse e motivuese për një jetë më të mirë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka uruar fillimin e Muajit të Ramazanit nesër.
Ai përmes një postimi ka uruar që mirësia, solidariteti dhe paqja të jenë përcjellëse e motivuese për një jetë më të mirë për të gjithë, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë:
Të gjithë qytetarëve të besimit islam, urime fillimi i muajit të Shenjtë të Ramazanit, dita e parë e të cilit është nesër.
Në këtë muaj të shenjtë, uroj që mirësia, solidariteti dhe paqja të jenë përcjellëse e motivuese për një jetë më të mirë për të gjithë.
Agjërim të lehtë!
/Indeksonline/