75 Mall Live Search
15:00 / E Diele, 07 Mars 2021 / OSH

Limaj uron mësimdhënësve 7 Marsin: Shkolla shqipe gjithmonë ka qenë vatër ku është kultivuar dashuria për atdheun

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj përmes një postimi ua ka uruar festën e 7 Marsit për të gjithë mësimdhënësit.

Ai u shprehë se shkolla shqipe ka qenë vatër ku është kultivuar dashuria për atdheun, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

“Në përvjetorin e hapjes së shkollës së parë shqipe, të gjithë mësimdhënësve ua uroj 7 Marsin, ditën e Mësuesit.

Të dashur mësuese dhe mësues,

Në këtë ditë të shënuar ju shpreh mirënjohjen time për kontributin tuaj të madh, të dhënë ndër vite, jo vetëm në edukimin e brezave dhe përhapjen e dijës, por edhe në kultivimin e vlerave tona kombëtare.

Shkolla shqipe gjithmonë ka qenë vatër ku është kultivuar dashuria për Atdheun.

Urime 7 Marsin!” F.L