20:37 / E Hënë, 20 Gusht 2018 / indeksADMonline

Limaj uron myslimanët për Bajram

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj, ka uruar komunitetin mysliman me rastin e Festës së Kurban Bajramit.

“Në prag të festës së Kurban Bajramit, të gjithë besimtarëve myslimanë ua uroj këtë festë të rëndësishme dhe të veçantë”, ka shkruar Limaj.

“Uroj që kjo festë të sjellë paqe, shëndet, mirëqenie, harmoni dhe begati në familje. Festa e Kurban Bajramit ngërthen në vete mesazhin për paqe, solidaritet e mirëkuptim mes njerëzve”, thuhet në urimin e Limajt.

“Në këtë ditë të veçantë ne kujtojmë me mburrje të madhe të gjithë ata që sakrifikuan jetën e tyre për lirinë e vendit tonë. Dëshmorët dhe martirët e të gjithë brezave janë gurthemeli i lirisë sonë”, ka thënë ai.