75 Mall Live Search
09:34 / E Premte, 08 Mars 2019 / indeksADMonline

Limaj uron nënat dhe gratë për 8 Mars, përmend edhe sakrificën e grave për lirinë e Kosovës

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar g gratë dhe nënat kosovare për Ditën e 8 Marsit.

Limaj ka thënë se Gratë janë shtyllë e shoqërisë dhe se është përkushtim i të gjithëve fuqizimi i rolit të Gruas në Shoqërinë tonë.

Limaj nuk i ka harruar as sakrificën e grave të cilat kanë rënë në altarin e lirisë.

Postimi i Limajt:

Të nderuara nëna, motra, gra kosovare,

Urime 8 Marsi, Dita Ndërkombëtarë e Gruas!

Gratë janë shtyllë e familjes dhe shoqërisë. Përkushtimi ynë është fuqizimi i rolit të Gruas në Shoqërinë tonë.

Në këtë ditë të shënuar kujtojmë sakrificën e shumë grave të cilat ranë në altarin e lirisë.

Urime 8 Marsi!