75 Mall Live Search
09:25 / E Hënë, 14 Shtator 2020 / indeksADMonline

Limaj uron nxënësit dhe mësimdhënësit për nisjen e vitit të ri shkollor

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor.

“Me urimin më të mirë për të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit për këtë vit të ri shkollor, shpresoj që i gjithë ky proces të ecën mbarë, duke respektuar në përpikëri edhe masat e reja të rekomanduara nga institucionet e shëndetit publik”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Urimi i Limajt:

Pas kësaj periudhe prej disamuajshe tejet të vështirë në përballje me pandeminë, që fatkeqësisht e ka goditur në çdo aspekt vendin, sot duhet t’i gëzohemi faktit që nxënësit tanë po u kthehen bankave shkollore.

Me urimin më të mirë për të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit për këtë vit të ri shkollor, shpresoj që i gjithë ky proces të ecën mbarë, duke respektuar në përpikëri edhe masat e reja të rekomanduara nga institucionet e shëndetit publik.

Sot, më shumë se çdo herë duhet një angazhim dhe kujdes i përgjithshëm institucional e familjar në mënyrë që fëmijët tanë, duke qenë të shëndetshëm të marrin edhe edukim cilësor.

Urime!