75 Mall Live Search
10:51 / E Diele, 04 Prill 2021 / OSH

Limaj uron pashkët: Në këtë ditë është mirë t’i kultivojmë vlerat tona të përbashkët

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj përmes një postimi ka uruar Festën e Pashkëve.

Limaj ka thënë se në këtë ditë është mirë t’i  kultivojmë edhe më shumë vlerat tona të përbashkëta, transemton Indeksonline.

Postimi i plotë:  

Me rastin e Festës së Pashkëve të gjithë besimtarëve të besimit katolik iu përcjellë urimet më të përzemërta.

Në këtë ditë të shënuar, është moment i mirë që t’i kultivojmë edhe më shumë vlerat tona të përbashkëta; tolerancën, paqen dhe solidaritetin mes njerëzve.Gëzuar e për shumë mot Pashkët! FL