Limaj uron veteranët në ditën e tyre, kujton sulmin e parë kundër familjes Jashari
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar 30 dhjetorin- Ditën e Veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kreu i Nismës ka thënë se sot nderojmë veteranët e luftës sonë çlirimtare, të cilët dhanë gjithçka që të jetësohet ëndrra shekullore e qytetarëve për të pasur shtetin tonë.
“Në këtë ditë kujtojmë me respekt sakrificën e të gjithë veteranëve të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës, deshmorëve dhe martireve të kombit, të cilët bënë të mundur lirinë tone”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.
Po ashtu Limaj ka kujtuar edhe sulmin e parë të forcave serbe kundër familjes se Komandantit Legjendar Adem Jashari, në Prekaz.
“Mirënjohje e respekt për të gjithë veteranët”.