11:04 / E Premte, 15 Qershor 2018 / indeksADMonline

Limaj viziton BIK-un, shpreh mirënjohje dhe respekt për besimtarët mysliman

Kryetar i NismaSocialdemokrates, Fatmir Limaj bashkë me disa anëtar të partisë ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës.

Limaj në këtë takim me Myfitun Naim Tërnava ka shprehur mirënjohjen dhe respektin për besimtarët që për një muaj kanë përmbushur detyrat e Ramazanit, shkruan Indeksonine.

“Bashkë me kryetaren e Gruas së Nismës, Valdete Bajrami, deputetin Shala dhe ministrin Bytyqi vizituam Bashkësinë Islame të Kosovës. E uruam Myftiun Tërnava për Festën e Fitër Bajramit. Shpreh mirënjohjen dhe respektin për besimtarët që për një muaj kanë sakrifikuar me përkushtim në përmbushjen e detyrave para Zotit. Shpresoj që edukata dhe sakrifica e Ramazanit të na shërbejë për paqe, harmoni dhe kujdes ndaj njëri-tjetrit. Urime Festa e Fitër Bajramit!” ka thënë Limaj./Indeksonline/