Limaj viziton familjen e dëshmorëve Fahri e Bahriu Fazliu, në 21 vjetorin e rënies së Bahriut
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i Nismës, Bilall Sherifi dhe deputeti Haxhi Shala kanë vizituar familjen e heronjve të Kombit, Fahri e Bahri Musliu në 21 vjetorin e rënies se Bahriut.
Limaj ka vlerësuar lart kontributin e Bahriut, dhe familjes Fazliu në përgjithësi.
Zëvendëskryeministri i Kosovës ka thënë se Bahri Fazliu ishte veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare.
“Heronjtë si Bahri Fazliu dhe dëshmorët tjerë të UÇK-së janë themeli i lirisë së Kosovës. I paharrueshëm qoftë kujtimi për Bahriun dhe dëshmorët e Kombit”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’.