Limaj viziton familjen e Jakup Krasniqit

Kreu i Nismas Social Demokrate, Fatmir Limaj, ka vizituar sot familjen e Jakup Krasniqit i cili po mbahet në Qendrën e Paraburgimit në Hagë bashkë me ish-krerët e tjerë të UÇK-së.
Limaj familjen e Krasniqit e ka vizituar së bashku me kryetarin e Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati.
Siç njoftohet përmes një postimi në faqen zyrtare të këtij subjekti në Facebook, arsyeja e vzitës ishte për t’i uruar martesën djalit të Jakup Krasniqit, Altinit.
“Përmes vizitës në familjen i dergova urime edhe Bacit Jakup për këtë gëzim të tyre familjar. Ky gëzim në familjen e bacit Jakup do të dyfishohet pas kthimit të tij triumfues në famijen dhe atdheun e tij të cilit ai ia kushtoi gjithë jetën. Shpreha keqardhjen time për mungesën e bacit Jakup në këtë gazmend familjarë, pasi ai padrejtësisht bashkë me disa nga shokët tanë, po vazhdon të mbahet në Hagë, në mbrojtje të luftës së lavdishme të ushtrisë sonë çlirimtare”, ka thënë Fatmir Limaj.