75 Mall Live Search
17:56 / E Hënë, 18 Dhjetor 2023 / LB

Limaj viziton Haradinajn pas lirimit nga Haga

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj i shoqëruar nga bashkëpunëtorë ka vizituar ish-nënkryetarin e OVL-UÇK-së, Nasim Haradinajn, pas lirimit nga Haga.

Limaj ka uruar Haradinajn për lirimin e tij dhe është shprehur optimist se edhe luftëtarët tjerë të UÇK-së që po gjykohen në Hagë do të dalin fitimtarë nga ky proces gjyqësor dhe do të kthehen triumfues në vend.