13:15 / E Shtunë, 15 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Limaj vlerëson lart rolin e UP-së në 50 vjetorin e themelimit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar për 50 vjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës.

Limaj thotë se Universiteti i Prishtinës ka qenë dhe mbetet institucion i shenjtë, me mision fisnik për të nxjerë kuadro me edukim cilësor, e të cilët i duhen aq shumë vendit.

“Sigurisht që sfidë mbetet krijimi i kushteve të kohës që edhe studentët dhe mësimdhënësit tanë të jenë të barabartë me kolegët e tyre nëpër Evropë. Në këtë përvjetor jubilar shpreh mirënjohjen për të gjithë ata, që në këto pesë dekada u angazhuan në ngritjen dhe avancimin e UP-së”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në “Facebook”.

Shënimi i plotë i Limajt:

Sot, Universiteti i Prishtinës, shënon 50 vjetorin e themelimit. Universiteti i Prishtinës ka qenë dhe mbetet institucion i shenjtë, me mision fisnik për të nxjerë kuadro me edukim cilësor, e të cilët i duhen aq shumë vendit. UP ka qenë baza dhe çelësi i lirisë sonë, por tani është koha që Unversiteti i Prishtinës të kthehet në flamurtar dhe prijës i proceseve të cilat çojnë në shtetndërtimin e vendit. Sigurisht që sfidë mbetet krijimi i kushteve të kohës që edhe studentët dhe mësimdhënësit tanë të jenë të barabartë me kolegët e tyre nëpër Evropë. Në këtë përvjetor jubilar shpreh mirënjohjen për të gjithë ata, që në këto pesë dekada u angazhuan në ngritjen dhe avancimin e UP-së. Të gjithë studentëve, stafit akademik dhe administrativ iu percjellë urimet më të mira për 50 vjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës. FL