10:47 / E Mërkurë, 16 Maj 2018 / indeksADMonline

Limaj: Zoti e ka bekuar Kosovën më pasuri natyrore, nuk do të jemi barrë e askujt

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka thënë se nder prioritetet kryesore të Qeverisë së Kosovës është zhvillimi ekonomik i vendit.

Ai ka përmendur një serë veprimesh të ndërmarra nga qeveria të cilat ai thotë se kanë për qëllim fuqizimin e prodhimit.

Sipas Limaj, bazuar në hulumtimet e bëra del se Kosova aktualisht ka vlerë minerale prej 12.5 deri në 25 miliardë euro, andaj rritja e investimit do të mundësojë normë më të lartë të zhvillimit ekonomik.

Zv-kryeministri ka përmendur edhe hartimin e strategjisë për minierat e Kosovës të cilat kanë për qëllim zhvillim të qëndrueshëm ekonomik e social.

“Ne po shkojnë drejt konsolidimi të infrastrukturës ligjore. Ne presim shpejt që edhe gjiganti metalurgjik Trepça të marr vetën dhe të fuqizohet. Kosova ende nuk është nisur dhe porosia jonë për ju që nuk e njihni Kosovën: ju ende nuk i njihni mundësitë tona. Ne nuk jemi barrë e askujt dhe nuk do jemi barrë e askujt, sepse neve na ka dhënë aq shumë Zoti pasuri dhe futja e Kosovës në arenën ndërkombëtare nuk është vetëm mundësi për kosovarët, por edhe për të tjerët:”, ka thënë Limaj në konferencën me temën “Sektori mineral dhe resurset minerale Kosovë dhe Shqipëri”.

Më tutje ai ka thënë se lidhja dhe fuqizimi i bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri është interes i dy vendeve.

Temat: