14:00 / E Premte, 22 Mars 2019 / indeksADMonline

Limaj zotohet: Çështja e Kazinove dhe Lojërave të fatit do të rregullohet me ligj njëherë e përgjithmonë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate njëheresh zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj, ka reaguar pas miratimit në Kuvend të rezolutës për pezullimin e aktivitetit të Kazinove dhe lojërave të fatit.

Limaj ka thënë se pas kësaj, Qeveria e Kosovës do t’i marrë masat të cilat janë në kompetencë të saj.

Kryetari i Nismës është zotuar se gjatë amendamentimit të Ligjit përkatës, përfaqësuesit e Nismës në Qeveri dhe Kuvend do të japin kontributin e tyre që kjo cështje të rregullohet me ligj njëherë e përgjithmonë.